Rrjeti i Cesab Europe rritet në 120

Cesab Material Handling Europe po kremton një rritje të fortë në të gjithë rrjetin e saj, me 120 tregtarë ekskluzivë të CESAB-it që tani përfaqësojnë markën në 23 vende dhe disa takime dhe promovime të reja, të realizuara pranë selisë qendrore të saj.

Duke reflektuar suksesin e zgjerimit të kompanisë, numri i shitësve në Europë është rritur me 20 që atëherë kur kompania festoi nënshkrimin e tregtarit të 100-të   ekskluziv të CESAB-it në vitin 2013, dhe gjashtë persona të rinj janë emëruar për menaxhimin, produktet dhe marketingun në vitin e fundit.
 
CESAB, e cila shpërndan gamën e vet të pirunëve ngritës të kundërbalancuar dhe të produkteve për magazina nëpërmjet rrjetit të saj ekskluziv të tregtarëve të pavarur, ka rekrutuar Oliver Glaser si Drejtor të Marketingut dhe të Shitjeve, Daniel Vanhemelrijck dhe Luca Giovagnoni si Menaxherë Territori, Ton de Hollander si Menaxher i Lartë i Marketingut të Produkteve, Francesca De Santis si Menaxhere të Marketingut të Produkteve dhe Karyna Yatsenko si Asistente Marketingu.

Cesab ka bërë edhe disa promovime pranë zyrës së saj qendrore të Brukselit dhe pranë zyrës së shitjeve të Bolonjës. Nathalie ARLT është ngritur në detyrë si Drejtuese e Lartë e Marketingut, me përgjegjësinë e menaxhimit të veprimtarisë së marketingut Europian të CESAB-it në Bruksel, me asistencën e Karyna Yatsenko, e cili është përgjegjëse për marketingun dixhital. Në Bolonjë, Angelino Longo është ngritur në detyrë si Koordinator i Shitjeve dhe Eleonora Bacca ka marrë rolin e Specialistes për Zhvillimin e Biznesit. Eleonora dhe kolegu i saj Francesco Galiero tani kanë përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për mbështetjen e tregtarëve të Cesab-it.

Drejtori i CESAB Material Handling Europe, Claus Christensen: "Jemi të kënaqur që rrjeti ynë është duke në rritje të vazhdueshme me tashmë 120 koncesionarë që tregtojnë produktet Cesab në të gjithë Europën, që i vlerësojnë plotësisht pikat e forta të markës Cesab. Trashëgimia jonë e projektimit dhe aftësitë e mëdha inxhinierike i kanë bërë të mundur Cesab-it të zhvillojë një gamë pirunësh ngritës dhe pajisjesh magazine të një niveli botëror, të cilat shitësit tanë dhe njerëzit tanë janë krenarë t’i përfaqësojnë. 

"Vëmendja jonë ndaj rendimentit dhe besueshmërisë, nëpërmjet një ergonomie të fuqishme dhe një prodhimi të cilësisë së lartë, na ka ndihmuar që t’u ofrojmë standardet më të larta klientëve tanë. Falë bashkëpunimit me CESAB-in, këta klientë kanë kombinimin e përsosur të produkteve të cilësisë së lartë nga një prodhues i madh dhe fleksibilitetin e shërbimit vetjak nga një tregtar vendas. Jemi entuziastë për rezultatet e arritura deri tani dhe presim me padurim të shohim gjëra edhe më të mëdha e më të mira në vitet e ardhshme.”