Pirunë transportues elektrikë për paleta

Cilidoqoftë tregu juaj, nga shitja me pakicë deri në shitjen me shumicë, nga prodhimi deri te shpërndarja, ju keni një gamë të gjerë mundësish me karrelët ngritës elektrikë CESAB. Gama e kapaciteteteve shkon nga 1.3 deri në 2.5 ton dhe një zgjedhje e konfigurimeve ju lejon t’ua përshtasni pirunët nevojave tuaja specifike.

powered pallet truck cesab p100

P100: Kompakt dhe i manovrueshëm

Eliminim i tërheqjes me dorë, i shtyrjes dhe i ngritjes së ngarkesave dhe përmirësim i rendimentit. Karreli ngritës elektrik CESAB P113 është një përmirësim ideal nga një pirun dore për paleta.

Ideal për operacione me intensitet të ulët në hapësira të kufizuara, falë përmasave të tij kompakte dhe manovueshmërisë së shkëlqyer. CESAB P113 është gjithashtu i përsosur për përdorim në pjesën e prapme të karrelëve të dorëzimit, në sajë të opsionit të ringarkimit të mjetit.

Informacione të mëtejshme
powered pallet truck cesab p200

P200: Manovrim pa vështirësi i paletave

Kur bëhet fjalë për nevojat e operacioneve të këmbësorëve, gama e karrelëve ngritës elektrikë CESAB P200 do të thotë biznes.  Me dizajnin e tij kompakt që përfshin një shasi të rrumbullakosur dhe një timon të montuar në qendër, gama P200 ofron një manovrueshmëri të shkëlqyer për lëvizjen me të vërtetë të lehtë të paletave.

Informacione të mëtejshme

P216i: P216i i ri i projektuar me jone litiumi

Me këtë karrel të ulët ngritës P216i, të projektuar vetëm në bazë të konceptit tonë modular me jone litiumi, CESAB shton një model të ri me veçori unike në gamën tashmë të provuar të pirunëve elektrikë për transportim paletash CESAB P200.

Me të njëjtën cilësi dhe performancë të shkëlqyer, CESAB P216i është më i shkurtër, më i ulët dhe më i lehtë dhe ka gjithë përparësitë e joneve të litiumit: pa ndërrim baterish, pa një vend të veçantë të nevojshëm për karikim, bateri që nuk kanë nevojë për mirëmbajtje etj. CESAB P216i i ri është zgjidhja e përsosur për klientët që duan një pirun kompakt për të punuar në hapësira me sipërfaqe apo peshë të kufizuar ose që duan të kenë një pirun në dispozicion gjatë gjithë kohës.

Informacione të mëtejshme
powered pallet truck cesab p300

P300: Kompakt në përmasa, i madh në performancë

Karrelët ngritës elektrikë CESAB P300 ofrojnë një kombinim pa kompromise të manovrueshmërisë kompakte dhe të performancës së lartë.

Me kapacitete prej 2000 kg dhe 2200 kg dhe shpejtësi transferimi deri në 10 km / h, karrelët CESAB P300 janë të përsosur për operacione që kërkojnë largësi të gjata udhëtimi, si dhe përdorime intensive si ngarkimi dhe shkarkimi i automjeteve.

Informacione të mëtejshme